Shkallët e stadiumit në “Air Albania” janë mbushur me delegatë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, të cilët i janë bashkuar këtij të fundit për ndryshimet që ai ka premtuar brenda Partisë.

DurrësLajm” sjell pamjet nga mbërritja e liderit historik të PD dhe pritjen e mrekullueshme që iu bë nga demokratët.

Në radhët e demokratëve ka edhe emra të njohur të PD ndër vite për kontributin e tyre brenda partisë Tritan Shehu, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Julian Deda, Floriana Garo, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi etj.