Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike.
Zemërimi lidhur me përpjekjet e reja për të shqyrtuar ekstremizmin e brendshëm pas sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit është rritur ditët e fundit, i nxitur nga një vendim i Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për të urdhëruar një ndërprerje të aktiviteteve të tjera ushtarake për të analizuar se sa i përhapur është ky problem.
Administrata e Biden i hodhi poshtë kritikat të premten, duke këmbëngulur se askush nuk po përpiqet të shkelë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes.
“Ne nuk po i gjykojmë njerëzit bazuar në përkatësinë apo bindjet e tyre politike ose lirinë e shprehjes ose aktivitetet e tyre politike të mbrojtura me kushtetutë,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës të premten vonë pa u identifikuar duke pasur parasysh ndjeshmërinë e temës.
Ne duam të shmangim dhunën“, tha ai.
Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes gjithashtu hodhi poshtë pretendimet.
“Argumenti se kjo përbën një lloj prove politike, është absolutisht i pabazuar dhe i pavërtetë,“- tha sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby gjatë një conference me median të premten.
“Ne i inkurajojmë trupat tona të votojnë. Ne i inkurajojmë të regjistrohen në partinë politike që preferojnë,“- shtoi zoti Kirby. “Por cilido qoftë motivimi, kur shkel rregullin dhe disiplinën , kur shkel kodin e uniformës, kjo përbën problem.“
Disa nga kritikat më të theksuara dhe publike kanë ardhur nga anëtarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Lauren Boebert, një ligjvënëse republikane nga Kolorado, e cila shkruante në Twitter se vperimi i Departamentit të Mbrojtjes nuk është “asgjë tjetër veçse një provë politike e burrave dhe grave tona të guximshme “.
“Është e turpshme dhe e rrezikshme të përdorësh ushtarët që rrezikojnë jetën e tyre për Amerikën si peng politik,“- shtoi ajo
Sekretari i Mbrojtjes, Austin urdhëroi të mërkurën një pauzë në operacionet ushtarake për t’u dhënë udhëheqësve të shërbimeve ushtarake një shans për të biseduar mbi përhapjen e ideologjisë ekstremiste dhe ndikimin që ka ajo mbi ushtarakët.
Në një dokument të lëshuar të premten vonë, Departamenti i Mbrojtjes tha se çdo shërbim ushtarak do të bënte një pauzë gjatë 60 ditëve të ardhshme, megjithëse pauza mund zgjatet “nëse është e nevojshme sipas natyrës operacionale të njësisë.”
“Udhëheqësit kanë autoritetin të përshtasin diskutimet me personelin e tyre sipas nevojës, por këto diskutime duhet të përfshijnë rëndësinë e betimit që kemi bërë; një përshkrim të sjelljeve të palejueshme; dhe procedurat për raportimin e qëndrimeve ekstremiste që janë shfaqur ose dyshohet se mund të kryhen,” shkruante Sekretari Austin, duke e quajtur këtë pauzë vetëm fillimin e “një përpjekjeje që duhet të jetë e përbashkët“./ Marrë nga VOA





