Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkarkuar me 4446 vota pro, kryedemokratin Lulzim Basha.

Mësohet se në votim kanë marrë pjesë 4491 nga 4934 delegatë që ishin prezentë.

Ndërkohë 36 delegatë kanë votuar kundër shkarkimit të Lulzim Bashës, ndërsa 9 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme.