Lulzim Basha ka njoftuar se ditën e sotme do të mbledhë Këshillin Kombëtarë të PD-së ku edhe do të lajmëroi disa shkarkime.

“PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA.

Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre.

PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurrë”– shkruhet në njoftimin zyrtar.

Deri më tani në media qarkullon lajmi se Basha do të shkarkoj 12 zyrtarë të lartë gjatë kësaj mbledhjeje.

Sipas informacioneve, pritet të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët kryesisë që nuk mbështetën 18 dhjetorin, por dolën hapur krah Sali Berishës. 

Basha ka vendosur gjithashtu edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçit, Ervin Minarollit, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasot, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Ndër të tjera Basha është treguar i vendosur dhe i prerë me qëndrimet e tij mbajtur një ditë më parë kundrejtë Berishës.

Me një retorikë të ashpër kryedemokrati e ka quajtur Berishën mbeturinë të ‘komunizmit dhe korrupsionit’.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha:

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)

Belind Këlliçi

Ivi Kaso

Albana Vokshi

Aldo Bumci

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Oerd Bylykbashi

Flamur Noka

Ervin Minarolli

Ledina Mandia

Tomorr Alizoti

Kujtojmë se prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD-së, në selinë ka nisur një luftë e ftohtë mes njëri-tjetrit, duke bërë kështu PD-në një parti të ndarë.