Teksa transmetohej puntata e xhiruar e “Për’puthen Prime”, moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital. Këtë e ka treguar mikesha e saj e ngushtë, Semi Jaupaj.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani, e lidhur me një aparaturë.
Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë.”– shkruante Semi pa sqaruar asgjë më tepër.
Pas kësaj ngjarje njerëzit filluan një sërë aludimesh, por si është tani Bora Zemani?
Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” na tregoi se Bora është mirë pas një ndërhyrjeje që ka pasur. Ajo gjithashtu tregoi se Bora do të jetë prezente në puntatën e nesërme të programit të dashurisë.
“Erdha ta konfirmoj vetë që Bora është mirë pas ndërhyrjes dhe 100% do të jetë nesër në ”Për’puthen”.
“Jam, jam”,- u përgjigj Bora.
“Si lule je dhe e sëmurë”,– i thotë kolegia e saj, autorja dhe gazetarja Olsa Muhameti.
Ende nuk e dimë se për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë , por duket të jetë diçka e lehtë.