Moderatorja Bora Zemani prej disa ditësh ndodhet e shtruar në spital, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmi u dha fillimisht nga mikeshat e saj, dhe më pas ishte autorja e Përputhen, Olsa Muhameti, ajo që njoftoi se Bora i ishte nënshtruar një operacioni.

Së fundi ka qenë moderatorja, ajo që ka postuar një video me djalin e saj Arbor në shtratin e spitalit.

Për fatin e keq, ky 12 Dhjetor, që përkon me ditëlindjen e të voglit, e ka gjetur moderatoren në spital, po kjo nuk i ka ndaluar festimet.

Bora dhe Arbori tregojnë se kanë festuar së bashku me familjarë të tyre dhe me stafin e spitalit.

Bora është duke marrë ndërkohë dhe serum, ndërsa tregon se i biri i saj kujdeset për të, duke njoftuar edhe stafin e spitalit. “Kush po e ndihmon mamin“, shkruan ajo në postimin e saj në Instastory.