“Asnjëherë nuk është vonë për asgjë” dhe Ted Beckham e ka kuptuar plotësisht kuptimin e frazës.
Babai i David Beckham u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 70-vjeçare në një ceremoni private në Londër.
Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.
Të dy janë takuar në vitin 2019, kur ajo punonte për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Villag , ndërsa në mars të vitit të kaluar vendosën të fejoheshin pavarësisht kushteve të vështira të vendosura nga karantina.
Në njoftimin e fejesës së çiftit thuhej: “Ndërsa në botë po ndodhin gjëra shumë më të rëndësishme tani, ne jemi të emocionuar t’ju them se jemi të fejuar. Qëndroni të sigurt, të gjithë.”