Një simptomë e pazakontë e Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla. Të miturit sipas tyre, kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit.
Dr. David Lloyd tha gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup. Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbja e kokes e humbja e oreksit– që duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.
Eksperti tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen. “Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta”.
“Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, u shpreh mjeku. Më herët, të tjerë speicalistë kishin paralajmëruar se njerëzit po kërkojnë simptoma të gabuara. Tre shenjat kryesore të Covid 19 janë kolla e vazhdueshme, temperatura të larta dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.