Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve.
Kreu i PD-së e ka cilësuar të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.
Duke mos i kursyer akuzat ndaj Berishës, Basha e cilësoi atë një ish-komunist, ndërsa e akuzoi se kishte marrë me vete në seli njerëz me precedentë penale.





