Nga Dr. Bledar Kurti

Varfëria është forma më e keqe e dhunës.

Kjo dhunë ka rënduar mbi shqiptarët prej kohësh dhe gjatë viteve të fundit ka arritur në ekstrem.

Sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë. Vuajnë për bukën e gojës. Bëni sikur e besoni apo nuk e besoni, kjo varet interesat politike të gjithësecilit, por ky është fakt.

I keni mjeruar shqiptarët deri në pikën e mbijetesës dhe sigurimit të bukës së gojës.

Shqipëria, me një qeverisje që investon miliarda për propagamdë, ka pagën minimale më të ulët në Europë. Në nivelin e 210 eurove, paga minimale është më e ulët se në Serbi (344 euro), Mal të Zi (331 euro) dhe në Maqedoni, (282 euro.)

Të mos krahasojmë vendet e tjera të Europës që kanë nivele të larta. 

Profesionet e mësuesve, infermierëve, mjekëve, administrata publike, etj kanë paga qesharake të cilat krahasuar me Kosovën janë vetëm 1/3, ndërkohë që Kosova ka 1/7 e buxhetit të shtetit me ne.

Faturat e energjisë elektrike, ujit, çmimet e barnave shëndetësore, dhe karburanti janë më të lartat në rajon e madje edhe kontinent.

Ky trajtim ndaj shqiptarëve është dhunë dhe ndaj shtresës së mesme është asimilim.

Ndaj STOP fjalëve. Rrisni pagat dhe pensionet. Hera e fundit që pati rritje ishte 8 vite më parë e që nga ajo kohë asnjë rritje vetëm fjalë, premtime dhe propagandë. 

Turp të keni ju dhunues të shqiptarëve. Jeni turpi i një kombi. 

Gostisni si derrat e trashni edhe më shumë dhjamin për 10 brezat e ardhshëm të farës suaj ndërkohë shqiptarët nuk kanë me çfarë të ushqehen sot. 

“Varfëria lind revolucionin,” tha Aristoteli. Ndaj 25 prilli është revolucion. Një revolucion i drejtë për të jetuar, për t’u ushqyer. Një revolucion për bukën e gojës. Një revolucion kundër derrave dhunues.