Moderatorja Bora Zemani është rikthyer sot në program duke prezantuar për herë të parë ulur pasi u operua nga apendesiti.

“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura”, tha ajo.

Më pas Albi dhe Bruno i çojnë tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit dhe Bora u përlot. Ajo tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.

Ditën e djeshme, djali i saj Arbori, mbushi 7 vjeç dhe Bora i shkroi dedikimin e ëmbël duke ndarë kujtime të të dyve bashkë.

“Nje pike nga kujtimet tona… Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer.

Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes. Dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje. Do e shtyjme vetem paaak fare”, shkroi Bora.