Dj Sardi dhe partnerja e tij, Jonisa kanë treguar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e kanë njoftuar me anë të disa fotografive në rrjete sociale.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Sardi ka qëndruar në heshtje teksa sot ka konfirmuar lajmin e bukur me një foto po aq të bukur.
Në mbishkrimin e fotove Dj Sardi ka shkruar në “Instagram”:
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar çdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”.