Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte nata e Beniadës. Ajo është ndër më të pëlqyerat e publikut për çiltërsinë e saj.
Ajo ka treguar për vendimin e vështirë të prindërve të saj dhe për vështirësitë e mëdha social-psikologjike që pasuan pas këtij ndryshimi.
‘’Të gjithë emigruan dhe kështu vendosën edhe prindërit e mi. Kemi jetuar për disa ditë poshtë një peme. Ishte shumë e vështirë të siguronim para dhe unë nuk kisha as kukulla dhe as rroba të vishja. Babi nisi punë në një resorant dhe merrte ushqimet që ngelnin për të na ushqyer ne. Kukulla për herë të parë mora nga kisha’’,- tha ajo mes lotëve.
Gjithashtu Beniada nuk nguroi që të ndalej edhe tek vështirësia për t’ja dalë në botën e komplikuar të modelingut dhe te momenti kur operoi gjoksin e saj.
Mamaja dhe vëllai i saj kanë ardhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një surprizë shumë të bukur për Beniadën.
Pas një përqafimi të ndjerë, mamaja dhe vëllai nuk nguruan që ta këshillonin Beniadën për vijushmërinë e lojës së saj.
‘’Unë të njoh dhe dua që t’I japësh akoma edhe më forca’’,- i tha vëllai.
Ndërkaq mamaja e saj shprehu me humor se është në pritje edhe të një dhëndri shqiptar nga Beniada.