Varianti i koronavirusit, që fillimisht u detektua në Britani, është varianti më i përhapur në Sllovaki, tha kryeministri i këtij shteti, Igor Matoviç.

Sipas Matoviç, 71% e rasteve të regjistruara në Sllovaki, janë me variantin e ri britanik. Varianti britanik është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit.

Matoviq tha se qeveria ka shikuar të gjitha mostrat pozitive që janë kryer me metodën PCR dhe rezultatet paraprake thanë se 71% janë të variantit britanik.

“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71% kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, ka shkruar Matoviq në Facebook.

Sllovakia, që ka 5.5 milionë banorë po përballet me probleme të mëdha që ta ulë nivelin e infeksioneve ditore, pavarësisht se ka vendosur masa të izolimit.

Varianti britanik besohet se është 70% më ngjitës sesa varianti fillestar dhe sipas shkencëtare, mund të jetë 30% më vdekjeprurës. Që prej fillimit të pandemisë, Sllovakia ka regjistruar 5,050 viktima./REL