Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku është shfaqur ndryshe ditën e sotme teksa ka surprizuar një 12-vjeçar që vuante nga tumori.
Besi ka ndarë edhe një video në rrjete sociale nga momenti që ka takuar fansin e tij të vogël.
Thirrja e artistit për të gjithë shqiptarët ishte që ta ndihmonin djalin, pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet mjekësore.
“Kristi Saka, 12 vjecari me tumor rende, enderronte te me takonte prej vitesh, por ne bashke duhet te bejme realitet qe ai te sherohet ore e me pare!
Ne gjendje te rende ekonomike, me baba te paralizuar, e nje nene qe shpreson tek ndihma jone, ju bej thirrje te kontriboni te gjithe sipas mundesive.
Fjalet e tjera mi kane marre lotet e Kristit e lutjet e nenes se tij per ndihme!”, shkruan Besi.