Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në mbrëmje në një restorant në Elbasan.
Një ditë pas vizitës në selinë e PD-së, ku takuan me kryedemokratin Lulzim Basha, sot ambasadorët janë takuar me kryeministrin Edi Rama, së bashku me një pjesë të ministrave.
Mësohet se e pranishme në këtë takim është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ky takim ishte i planifikuar më parë në axhendën e Ramës, i cili ka preferuar ta zhvendosë atë në një nga restoranteet e njohura në Elbasan.
Kreu i qeverisë shoqërohet me disa prej ministrave, emrat e të cilëve nuk mësohen për momentin.
Zhvillimet e fundit politike pritet të jenë në fokusin e diskutimeve të kryeministrit me diplomatët. Nuk dihet nëse ky takim lidhet me rastin e festave të fundvitit, një takim i përvitshëm i Ramës me ambasadorët, apo lidhet me ngjarjet e fundit. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.





