Zërat se Dua Lipa dhe Anwar Hadid i kanë dhënë fund romancës së tyre dyvjeçare përforcohen nga një artikulli i revistës “OK”.
Sipas revistës prestigjoze, shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca, pasi këngëtarja shqiptare ka zgjedhur që të vazhdojë jetën dhe profesionin e saj në Londër, pranë familjes, ndërsa Anwar në New York.
Ndërkohë, sipas “The Sun”, çifti ka rënë dakord muajin e kaluar për të marrë një pauzë në këtë lidhje dhe më pas kanë vendosur që ta shkëpusin krejtësisht marrëdhënien e tyre, por duke premtuar të mbeten miq të mirë.
“Distanca e madhe e vështirësi lidhjen dhe çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar”, shkruan “The Sun”, duke cituar një burim pranë dy artistëve.