Arjola së fundi është kthyer në një ndër emrat më të përfolur të “Big Brother Vip” për shkak të debateve të ashpra që ka krijuar me një pjesë të mirë të banorëve.
Kujtojmë se së fundi përplasjet më të shumta i ka pasur Einxhel dhe Donaldin.
Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother” të gjithë shpërthyen në ofendime dhe në ngritje tonesh.
Si duket një nga koleget e Arjolës në “Portokalli” i ka dalë kundër duke ripërsëristur termin që I tha Donaldi: Nxorre surratin e vërtetë.
Bëhet fjala për Renada Caci, e njohur për rolin e “Luzes”.
Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.
“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo në statusin e parë.
Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”. Kështu ajo ka ironizuar hapur Arjolën, duke qenë se temin “çikë” aktorja e përmend shpesh herë.