Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë, pasi ka paguar një gjobë prej 2000 euro.
Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, do të vendoste 100 ditë burgim për reperin ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.
Arrestimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata. Pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur me reperin kosovar, Cozman, në vitin 2016.