Dera kryesore e selisë së PD-së në Shkodër, është mbyllur me zinxhirë, dy ditë para referndumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!” – anëtari i kryesisë së PD Shkodër, Ervin Gjini në “Facebook”.