Ben Affleck u përball me reagime të ashpra online për intervistën e fundit, ku foli për ish-bashkëshorten Jennifer Garner dhe varësinë e tij nga alkooli. Por një burim për Page Six thotë se Jennifer Lopez është gjithashtu shumë e mërzitur nga këto deklarata.
“Lopez është e zemëruar,” tha burimi. “Ajo po tërhiqet sepse është e lidhur me të. Nuk dëshiron të përfshihet në këtë. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Po përpiqet të njohë atë dhe fëmijët e Ben.”
Deklarata e Affleck e bërë në “The Howard Stern Show” të SiriusXM nxiti reagime të shumta.
“Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit. Ndoshta do të isha duke pirë akoma. Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse isha në kurth.” -tha Affleck pak ditë më parë.
Affleck dhe Garner ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2015 dhe kanë 3 fëmijë – Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 12 vjeçe dhe Samuel, 9 vjeç. Ndërsa Lopez ka binjakët Max dhe Emme, 13 vjeç, me ish-bashkëshortin, këngëtarin Marc Anthony.
Garner, Affleck dhe Lopez u mblodhën së bashku këtë Halloween me fëmijët e tyre.
Affleck ka qenë në rehabilitim disa herë dhe ka qenë i hapur për betejat e tij me varësinë nga alkooli. Në vitin 2018, tre vjet pas përfundimit të martesës së tyre, Garner u fotografua duke e çuar atë në rehabilitim.