Për Brad Pitt do të jetë një tjetër Krishtlindje larg fëmijëve. Pas divorcit të shumëpërfolur me Angelina Jolie, fëmijë iu lanë në kujdestari aktores së njohur.
Por ajo që po e vuan më shumë ndarjen është vajza e tyre 14-vjeçare, Shiloh. Një mik shumë i afërt ka thënë për revistën “OK’ që vajza qan shpesh. Shiloh dëshiron dëshpërimisht të takojë babain e saj, por nuk mundet për shkak të urdhrave të fundit të gjykatës – vazhdon burimi .
“Ajo do të duhet të kënaqet vetëm një udhëtim të shkurtër. Shiloh është e vetmja që ka vendosur të mos i kthejë shpinën babait të saj të famshëm”– ka përfunduar burimi.
Kujtojmë që në muajin tetor gjykata i ka dhënë kujdestarinë e 5 fëmijëve dy të adoptuar, Pax 17 vjeçe dhe Zahara, 16 vjeçe dhe 3 biologjik Shiloh, 14 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç.





