Deputeti demokrat, Ervin Salianji e quan referendumin e 18 dhjetorit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, si tentativë e ish-kryeministrit Sali Berisha për krijimin e një partie të re.
Gjithashtu, Salianji thotë se pjesa dërrmuese e delegatëve nga qarku Korçë do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
“Është tentatië për të mashtruar dhe gënjyer demokratët për të krijuar një parti anti-amerikane që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por po tërheqin kartat e delegatëvee dhe po punohet si strukturë për të qenë të pranishëm dhe për të marrë vendimin në kuvendin e vetëm të Partisë Demokratike të datës 18.”,- tha ai.





