Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të ditës së shtunë, 18 Dhjetor.
“Te nderuar anetare te Kryesise. Sot ora 18:00 do te zhvillohet mbledhja e Kryesise se Partise, me rend dite per mbledhjen e Kuvendit te dites se neserme. Ju falenderoj!”, është njoftimi i shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha për anëtarët e Kryesisë.





