Blogerja nga Durrësi, Sarah Berisha është surprizuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” nga babai i saj, Pëllumb Berisha.
25-vjeçarja durrsake, që nga ditët e para të hyrjes së saj në këtë “reality-show”, është shqetësuar gjithmonë për mënyrën sesi do t’i gjykonte familja, dhe veçanërisht babai, sjelljet e saj si dhe lidhjen e saj me DJ PM.
“Prindi është i lumtur kur sheh mirë atë që ka rritur dhe unë jam shumë krenar për Sarën“, tha ndër të tjera Berisha për vajzën e tij.
I pyetur nëse e suporton atë që po lind midis Sarës dhe PM, Pëllumb Berisha tha se “i falenderon shumë DJ PM & DAGZ, e sidomos Pajtimin, pasi i ka ndenjur shumë afër Sarës në momentet e saj më të vështira“.
Në përfundim të surprizës, Pajtimi u takua me babain e vajzës që pëlqen, një takim që u shoqërua dhe me shumë batuta dhe humor.





