Ka nisur në Durrës procesi i votimit për referendumin e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, lidhur me shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Duke patur parasyshë se procesi sapo ka nisur, pjesëmarrja në dy qendrat e votimit në Pallatin e Kulturës është e vogël. Ndërsa janë ftura 2000 anëtarë të PD Durrës, për të marrë pjesë në votim.

Ndërkohë, kryedemokrati Basha do të mbledh sot delegatët e Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00 për të mbajtur Kuvendin e thirrur nga vetë ai.