Pas votimit për referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD, ish-deputeti Igli Cara në një prononcim për mediat deklaroi se procesi i sotëm është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e partisë.
Cara tha se pjesëmarrja e deritanishme është mjaft e kënaqshme dhe demokratët po vijnë të shprehin vullnetin e tyre.
“Pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike janë anëtarësia”,- tha Cara