Pas votimit në referndumin për shkarkimin e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylkbashi në një promoncim për mediat u shpreh se kjo ditë do të sjellë vendimmarrjen te anëtarët e PD-së, pasi kryedemokarti Basha ia u kishte mohuar këtë të drejtë.
“Është dita ku demokratëve u kthet një instrument që Basha ua kishte marrë, e drejta që të vendosin ata. Sot është dita ku shprehen demokratët. Sot demokratët janë ftuar për të ratifikuar vendimin që kanë marrë përfaqësuesit e tyre.”,– tha ndër të tjera Bylykbashi.
Përsa i përket pjesëmarrjes në votim, Bylybashi tha se është vetëm fillim, duke marrë parasyshë se janë vetëm orët e para të procesit.
“Deri tani është shumë mire. Basha në këto vite ka bërë ç’organizimin e partisë. Sot kanë të drejtën të votojnë të gjithë ata që janë demokratë i pëlqen apo nuk I pëlqen zotit Basha.”,- tha deputeti demokrat.