Ish-kandidati për deputet në qarkun e Durrësit Erzen Laçi ka votuar ditën e sotme në referendumin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së për shkarkimin e Lulzim Basha si kryetar partie.
Përsa i përket anëtarësisë së PD-së në njësinë administrative Katund i Ri, Laçi u shpreh se përballjen Berisha-Basha e kanë parë si pozitive.
“Kjo përballje është parë pozitive jo negative, sepse demokratët e Katundit të Ri kanë pritur me padurim këtë llëj ndryshimi në Partinël Demokratike.”, tha Laçi.
Në lidhje me pjesëmarrjen, Laçi tha se pjesëmarrja është e kënaqshme dhe pritet që të votojnë rreth 70% e anëtarësisë së kësaj njësie administrative.
“Deri tani jemi shumë të kënaqur, presim që në komunën e Katundit të ri të jenë diku te 70% e anëtarësisë që do marrin pjesë sot.”, tha ai.