Prej orë 08:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kulturës janë hapur dy qendra votimi për degën e PD Durrës, për referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit aktual të kësaj force politike, Lulzim Bashës.
Anëtarët e PD Durrës kanë shfaqur një interesim të madh për të marrë pjesë në votim, siç duket edhe në videon e mëposhtëm janë shumë demokratë që presin në radhë.