Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se këtë të shtunë ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës.

Rama shihet në një kreperi dhe madje ka zbuluar edhe shijen e tij, kur thotë se ka porositur një krep me çokollatë të zezë.

“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash drekë”, shkruan Rama.