Ish-studentja e Dhjetorit, Arta Sakja ka bërë thirrje sot në fjalën e saj në Kuvendi Kombëtar që të mos lejohet përçarja apo vrasja e PD.
Ajo tha se brenda PD-së nuk ka pse të ketë betejë, por reflektim.
“Filozofia jonë e mendimit politik nuk na lejon qëndrime DonKishoteske.
Eksperienca jonë politike njohuritë tona na mësojnë të sillemi me maturi e përgjegjshmëri.
Misioni ynë është të mos lejojmë copëtimin e PD, të mos lejojmë vrasjen e saj, të mos lejojmë që dhuna e cfarëdo lloj forme të na ndajë e përcajë, të mos lejojmë urrejtjen e mëritë pakuptim të shkatërrojnë familjen tonë politike për të mundësuar fitoret e PD.
Mos e zhvendosim agjendën politike të opozitës në luftra të brendshme me njëri tjetrin, por në përballje dinjitoze me kundërshtarin politik.
PD është aset kombëtar, shtëpia që u rrit me kontributin e qindra mijëra demokratëve idealistë.
Të tillë duhet ta ruajmë, një parti që duhet t’i kontribuojë zhvillimit e përparimit të vendit dhe të ardhmes euro atlantike të tij.
Unë kam zgjedhur të jem qëndrestare, unë kam zgjedhur të jem me institucionin PD, e ndërtuar me aksionet e qindra mijëra demokrateve e ndërtuar me zërin e të gjithëve këtu e demorartëve në gjithë Shqipërinë”, tha ajo.





