Anëtari i PD Durrës, Nikollë Pjetri, pas pjesëmarrjes në referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, denoncoi faktin se mbrëmjen e së premtes e kanë marrë në telefon, duke i thënë se do të ishte delegat në Kuvendin e thirrur nga Basha.
Pjetri tha se nuk ka shkuar sot në Kuvendin e Tiranës, por votoi në referendum për shkarkimin e kryetarit Basha, sepse ai nuk i shërben PD-së.
“Sot jam paraqitur për të votuar për heqjen e Lulzim Bashës, sepse vetëm kanë mashtrime dhe rrena, se nuk i shërbejnë PD dhe interesit të demokratëve. Prandaj votova sot kundër Lulzim Bashës”,- tha Pjetri për “DurrësLajm”.