Ndërron jetë në moshën 103 vjeçare, Ruth Dayan, bashkëshortja e parë e Moshe Dayanit, ikona e së majtës izraelite, kampione e paqes dhe një nga themelueset e modës në vend me markën e saj ”Maskit”. Dayan ndërroi jetë në Tel Aviv.
“Një grua që u bë një legjendë izraelite e kohës së saj”- deklaroi presidenti izraelit Reuven Rivlin.
“Historia e jetës së saj përmban realizimin e ëndrrës izraelite”- theksoi ai.
Ruth Dayan u lind më 6 mars 1917 në Haifa.





