Është ndarë para kohe nga jeta ish-futbollisti i Pogradecit, Spartak Elmazi. Elmazi ishte vetëm 34 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë prej tre vitesh. Fatkeqësisht futbollisti nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.

Përgjatë karrierës së tij Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh, mes tyre përmendim Dinamon, Kamzën, Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin.

Ekipi i Tomorit ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Një lajm i zi vjen nga Pogradeci.

Ndahet nga jeta futbollisti pogradecar SPARTAK ELMAZI, 34 vjeç.

Ish-futbollist i Tomorit në edicionin 2012-2013.

Spartaku, një futbollist shembullor në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Për të gjithë tifozerinë beratase, Spartaku do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.”