Sa herë bëhesh gati të flesh, trupi do që të ndihet i ngrohtë e rehat.
Po si mund të ndodhë kjo gjithmonë nëse temperaturat sa vijnë e zbresin më shumë?
Rënia e temperaturave ndikon edhe në ambientin e dhomës dhe nëse ndien të ftohtë para se të flesh, nuk do të bësh gjumë të qetë e të nesërmen do të zgjohesh më e lodhur.
Si ta ndihmosh trupin të ndihet i çlodhur dhe ngrohtë gjatë netëve të ftohta të dimrit?
Për të gjetur ekuilibrin e temperaturës optimale të trupit para gjumit, ka disa truke të thjeshta të cilat ndihmojnë të rritësh temperaturën, pavarësisht motit të ftohtë jashtë.
- Bëj disa ushtrime para se të flesh. Kjo do të të ndihmojë për të ngrohur muskujt dhe për t’u ndier më mirë.
- Pi një çaj të ngrohtë bimor. Kamomili është zgjidhje shumë e mirë.
- Bëj një dush me ujë të ngrohtë.
- Vish veshje të pambukta dhe të ngrohta. Elimino materialet sintetike dhe ato që të mbajnë ftohtë.
- Mbaj disa batanije shtesë pranë shtratit. Edhe nëse nata ftohet, zgjidhjen e ke afër.
- Mbaj nën çarçafë një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë. Të ndihmon për t’u ndier më rehat dhe të mban ngrohtë për një kohë të gjatë.
- Vish një palë çorape të ngrohta.
- Blloko çdo hapësirë të derës që fut ajrin e ftohtë brenda në dhomë.





