Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taik Waititi pritet që në fund të javës të fejohen.

Sipas mediave të huaja mësohet se Rita ka marrë bekimin nga prindërit e saj dhe ka vendosur që të hedhë këtë hap të rëndësishëm.

Ceremonia e fejesës do të zhvillohet në Australi, pikërisht aty ku Rita dhe Taik patën takimin e parë.

Ata prej kohësh po shijojnë marrëdhënien e tyre, ndonëse lidhja u bë publike vetëm disa muaj më parë.

Gjatë gjithë kësaj kohe si Rita ashtu dhe Taik kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente krah njëri-tjetrit, ku nuk kanë nguruar t’i tregojnë botës se sa shumë duhen.