Ish-presidenti Barack Obama dhe familja e tij po shijojnë pushimet e Krishtlindjeve në Hawaii, në udhëtimin e tyre të përvitshëm.
Presidenti i 44-të i SHBA-së, u fotografua teksa zhytej në ujërat e Oqeanit Paqësor.
Një ditë më parë, vajzat e tij, Sasha dhe Malia u kapën gjithashtu nga kamerat teksa dilnin në ujë në dërrasa me vozitje, secila e veshur me bikini për ditën e plazhit.
60-vjeçari, i cili ka lindur në Hawaii, e ka kthyer në një traditë ndër dekada udhëtimin drejt vendit të origjinës në periudhën e fundvitit.
Në vitin 2016, në një intervistë për National Geographic kur e pyetën si e ruan qetësinë në mes të shumë gjërave ‘të çmendura’ që po ndodhin, Obama u përgjigj se “unë gjithmonë u them njerëzve se një arsye është të lindësh në Hawai dhe të dish se si është të kërcesh në oqean dhe të kuptosh se çfarë do të thotë kur sheh një breshkë deti përballë një dallge”.
Paparacët fotografuan dy vajzat e ish-presidentit, 20-vjeçaren Sasha dhe 23-vjeçaren Malia, teksa qëndronin mbi dërrasën e sërfit, në pritje për të shijuar sërfin nën disa dallga të mëdha.