Disa javë më parë doli lajmi se mes motrave Libohova diçka nuk shkon dhe se ka një përçarje. Irma dhe Eranda nuk ndiqen në Instagram dhe madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.
Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe këtë ngjarje shumë të rëndësishme e festoi me miqtë dhe të afërm të zemrës, por mungesa e motrës së madhe, Irmës u vu re më shumë se prania e të tjerëve.
Por mbrëmjen e djeshme, një festë fundviti ka bashkuar motrat pas kaq kohësh në të njetin ambjent edhe pse nuk janë parë në asnjë moment pranë njëra tjetrës, as në këngë dhe as në festim.
Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Pallati i Koncerteve u pushtua nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë.
Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.
Atë kohë ishte përfolur se Eranda do të zevëndësonte Enedën ose Besën në koncert, por një gjë e tillë është refuzuar nga organizatorët.
Si pasojë e këtij vendimi, Eranda është distancuar nga çdo gjë që e lidhte me koncertin “Divat”.