Lorval Petani është kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Durrës.
Gjatë proçesit të votimit të zhvilluar mesditën e sotme, ku konkuronin 6 kandidatë, 3 prej tyre grumbulluan numrin më të madh të votave, si më poshtë:
1. Lorval Petani 71 vota
2. Ilir Pengili 55 vota
3. Denada Coli 34 vota
Lorval Petani ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e avokatisë dhe disa ditë më parë në një intervistë për “DurrësLajm” deklaroi se, nëse do të zgjidhet në këtë post, do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës për t’i dhënë zgjidhje problematikave të biznesit, që lidhen me proçese gjyqësore në Gjykatën Administrative Durrës.
Njëkohësisht gjatë votimeve u zgjodh edhe sekratarja e Dhomës së Avokatisë Marjola Çaushi.
U përzgjodhën edhe 6 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Dhomës së Avokatisë Durrës, të cilët janë:
1. Firdus Ajazi
2. Denada Çoli
3. Neritan Tabaku
4. Merita Dakovelli
5. Dorina Hoxha
6. Aleksandër Ndregjas
Ndërkaq, 3 anëtarët e kryesisë së Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës janë:
1. Ilia Ilia
2. Artjon Beqiraj
3. Krenar Bardhi





