Shpesh dëgjoni të dhëna se sa ujë duhet të pini në baza ditore dhe pak a shumë të gjithë bien dakord që gjashtë deri në tetë gota janë sasia minimale që i nevojitet trupit për të funksionuar normalisht.
Natyrisht që shumë njerëz preferojnë ujin e gazuar dhe shpesh e zgjedhin si pije hidratuese dhe këtë e mbështet mendimi se uji i gazuar do të përmirësojë metabolizmin dhe tretjen.
Megjithatë, konsumimi i shpeshtë mund të mos jetë ideja më e mirë, tregojnë studimet e fundit.
Studiuesit palestinezë nga Universiteti Birzeit në Ramallah kanë zbuluar se uji i gazuar ndikon në ekuilibrin e hormoneve dhe shkakton ndjenjën e urisë, dhe veçanërisht ndikon në hormonin ghrelin, i cili quhet edhe hormoni i urisë (përgjegjës për rritjen e urisë).
Përveç kësaj, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar ka një efekt negativ në mëlçinë tuaj, e cila ruan më shumë yndyrë për shkak të rritjes së marrjes së CO2.
Natyrisht, si me të gjitha gjërat e tjera në jetë, çelësi është ta konsumoni me masë.