Nga Klodian Tomorri
M*ti qe plasi bashke me pagat
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 miliarde dollare. Aksioneret e bankes rane dakord qe CEO-n David Solomon ta shperblenin me 4.5 milione dollare bonus. Pra per cdo 1 mije leke fitim e kane shperblyer drejtorin e pergjithshem me 0.5 leke bonus.
Vitin e kaluar, nje media ne Shqiperi realizoi 1.5 milione dollare fitim neto. Drejtori i pergjithshem i saj eshte shperblyer sipas portaleve, ne vetem 2 muaj me 415 mije dollare. Pra per cdo 1 mije leke fitim qe ka realizuar media, CEO eshte shperblyer me 277 leke bonus. Dhe keto ishin vetem bonuset e dy muajve. Nese eshte ruajtur i njejti trend shperblimesh edhe per muajt e tjere, atehere rezulton qe ne cdo 1 mije leke fitim te realizuar, CEO eshte shperblyer me 2500 leke fitim.
Nje transaksion i tille do te kishte ngritur antenat e inteligjences financiare dhe strukturave te hetimit tatimor kudo ne bote. Pervecse ne Shqiperi. Rreziku per pastrim parash ne nje transaksion te ketij lloji eshte maksimal. Ne nje shtet normal, sot prokuroria do duhej te kishte vene ne sekuestro te gjitha llogarite e zinxhirit te transaksioneve. Kjo eshte vetem nje pjese e m*tit, qe plasi me pagat.
Nena e nje ish drejtoreshe te rendesishme ne Ministrine e Shendetesise rezulton e punesuar ne nje kompani te sektorit qe mbikqyrte vajza e saj. Kompania e paguan nenen e ish drejtoreshes 30 mije dollare ne muaj. Pronari i kompanise ka marre nje koncesion 110 milione euro nga Ministria e Shendetesise. Ish drejtoresha ka qene ne grupin e punes per dhenien e koncesionit. Straight forward corruption.
Bashkeshortja e nje njeriu shume te fuqishem ne qeveri, sipas portalit CNA, rezulton e punesuar ne nje banke te nivelit te dyte. Per muajin janar 2021, banka e ka paguar zonjen ne fjale 10 mije dollare. A eshte rroga e majme qe perfiton bashkeshortja, pasoje e ushtrimit te pushtetit nga bashkeshorti? Kete duhet ta sqaroje prokuroria.
Nxjerrja e te dhenave personale te qytetareve ne pazar eshte ndoshta krimi me i rende shteteror ne historine e Shqiperise. Por te pakten ka nje ngushellim. Tani provat e korrupsionit i keni sheshit. Bashke me pagat, ketu plasi dhe m*ti.