Kryeministri, Edi Rama ishte ditën e sotme në Lezhë ku së bashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë inspektuar një pallat të rindërtuar që ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Në fjalën e tij Rama anashkaloi zhvillimet e fundit me publikimin e skandalit të të dhënave sensitive të qytearëve por vetëm u përqendrua tek tema për të cilën po zhvillonte vizitën e tij dhe theksoi se sipas tij nuk kishte politikan më të mirë.
Rama: Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat pas. kështu që nuk thotë dot njeri se; ku i ke ato që thua. Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta.
Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë.
Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia.
Jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka.





