Zonat më të errëta të lëkurës në qafë mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme e një përqendrimi shumë të lartë të insulinës në gjak.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), këto “njolla” janë gjithashtu shpesh pak të ashpra në prekje dhe më së shumti shfaqen në palosjet e qafës.
Emri mjekësor për këtë gjendje të lëkurës është “acanthosis nigricans”, ose acanthosis.
Mjekët endokrinologë paralajmërojnë se këto ndryshime tregojnë një gjendje paradiabetike, pra rezistencë ndaj insulinës.
Shenjat e akantozës mund të shfaqen edhe në gilca dhe sqetull.
Sipas ekspertëve, këto ndryshime të lëkurës shoqërohen më shpesh me diabetin e tipit 2 dhe shpesh ndodhin te njerëzit me ten të errët.
Nëse vëreni një ndryshim të tillë në lëkurën tuaj, këshillohet të bëni një kontroll te mjeku juaj për të vlerësuar gjendjen dhe për të dhënë një diagnozë të saktë.
Rreth diabetit të tipit 2
Diabeti i tipit 2 është një gjendje e përjetshme që ndikon në jetën e përditshme të pacientit dhe më së shpeshti pacientët detyrohen të ndryshojnë dietën, të marrin ilaçe dhe të shkojnë për kontrolle të rregullta.
“Kjo sëmundje shkaktohet nga problemet me insulinën, mbipesha, pasiviteti apo historia familjare e diabetit të tipit 2”, theksojnë ekspertët e AAD-së.