Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton i ka befasuar të gjithë me performancën në piano për festën e Krishtlindjes.

Kate u shfaq përkrah muzikantit Tom Walker në një klip të shfaqur në eventin e Westminster Abbey në Britani.

Dyshja morën pjesë në xhirimet sekrete në një studio regjistrimi përpara koncertit, i cili u transmetua në ITV.

“Together At Christmas” u inskenua për njerëzit që mbështetën komunitetet e tyre gjatë pandemisë së COVID.

Princi William dhe Kate postuan në Twitter se kjo Krishtlindje ishte ndryshe nga ajo që kishin planifikuar shumë njerëz.

 “Nga ata që janë vetëm ose që duhet të izolohen larg njerëzve të dashur, te njerëzit e jashtëzakonshëm që mbështesin dhe kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë ne po mendojmë për ju“, shkruan ata.