Konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, teksa ndodheshin në oborr duke folur për marrëdhënien e Donaldit me Ilirin, ku shumë prej banorëve mendojnë se jashtë mund të jenë shumë shokë, aktori i humorit zbuloi diçka që lidhet me çështjet familjare.

Fillimisht ishte Antonela, e cila në një moment iu drejtua Ilirit duke i thënë si “i dashuruar pas Donaldit” dhe që “i shkëlqejnë sytë sa herë flet me të”.

Këtu ndërhyn Donaldi i cili shprehet te dhoma e rrëfimit e kanë pyetur se si flet me Ilirin, dhe aty shprehet se nuk po ndan tokat. E pikërisht këtu aktori tregoi se kishte të hapur një proces gjyqësor me disa familjarë.

“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”, është shprehur ndër të tjera aktori i humorit.

Nga ana tjetër kujtojmë se konfliktet midis dy banorëve, Ilirit dhe Donaldit, kanë nisur pothuajse që në fillim të garës, ndërkohë që të dy ata janë konsideruar si konkurrentë mjaft të fortë, finalist dhe pretendentë për çmimin e madh.