Nicole Kidman ka folur për herë të parë për betejën e saj të ashpër me depresionin gjatë xhirimeve të filmit dramatik The Hours në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf .

Ylli 54-vjeçar mori rolin menjëherë pas divorcit të saj nga Tom Cruise në 2001 dhe pranoi se ishte identifikuar me Virginia Woolf dhe natyrën e saj vetëvrasëse , pasi ajo ishte mjaft e prekshme në atë kohë.

‘The Hours’ paraqiste betejat e shëndetit mendor të autores së famshme, Virginia Woolf, ndërsa shkruante Zonja Dalloway, si dhe vetëvrasjen e saj duke u mbytur në lumin Ouse në 1941 – një skenë që Nicole Kidman këmbënguli ta bënte pa ndihmën e marifeteve.

Duke folur në radio BBC për skenën, Nicole Kidman tha:

“Nuk e di nëse kam menduar ndonjëherë për rrezikun, mendoj se kam qenë shumë e përfshirë. Domethënë, thashë se nuk më intereson dhe u futa në lumë. Përsëri dhe përsëri . Ndoshta nuk e kam marrë seriozisht rrezikun”.  

Ajo shtoi: “Mendoj se në atë moment isha abstrakte, isha në depresion, nuk isha në trupin tim. Dhe unë mendoj se Stephen (s.s. Daldry, regjisori i filmit) ishte shumë i vetëdijshëm për situatën time, sepse ai e dinte.”

Mirënjohje për eksperiencat e saj në punë

“Kishte një pikë ku thashë, ‘Oh, unë kam shumë përvojë tani. ‘ “Kam kërkuar dhe përjetuar gjëra të ndryshme, nga humbja në gëzim dhe ju e dini; jeta është ajo që është,” shtoi Nicole Kidman.

“Gjëja tjetër e mrekullueshme që di është se jam afër dhe në kontakt me disa nga mendjet më të mëdha në botë . Unë jam rritur me ta, ata më mësojnë, më japin formë dhe më shohin dhe ky është një udhëtim i bukur që të gjithë duhet të bëjnë. Shpresoj të vazhdojë, sepse e vlerësoj. Asgjë nga këto nuk e marr si të mirëqenë”, tha ylli 54-vjeçar.