Në 16 rrugë kryesore në Durrës, Plazh dhe Shkozet pritet të ndërhyhet gjatë vitit të ardhshëm për të zëvendësuar sistemin e ndriçimit aktual me ndriçim Led.

Fondi i parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën 101 milionë lekë të reja, bëri të ditur pak ditë më parë kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.

Në buxhet është parashikuar vendosja e ndriçimit Led në rrugët e mëposhtme:

Ndricimi i rruges “Mars 91” paralel  me murin  e portit

FV.Ndricimi rruga Andon Naci, Mozaiket, Profesor Halil Myrto

FV Ndricimi rruga Shoqeria Bashkimi, Aleks Komeni, Kristaq Boshnjaku, Paskal Prodani

FVNdricimi rruga Neki Libohova, Marta Durda

FV Ndricimi rruga Jahja Ballhysa, (Hysen Myshketa 70ml)

Fv Rruga Glaukia, (Hysen Myshketa 200ml)

FV Ndricim rruga “Asti Gogoli”, L.14, Shkozet

FV Ndricim rruga Haziz Shkupi”, L.14, Shkozet

Fv Ndricimi rruga Enkelejve, Pena e Arte, deri te kryqezimi Dhimiter Kraja

FV Ndricim rruga “Rrota e kuqe”, L.13, Plazh

Fv Ndricim rruga “Bajram Tusha” , L.14, Shkozet

Ndërkohë, bashkia ka planifikuar një zë të veçantë në buxhet për rritjen e sigurisë në rrugët e Durrësit me vendosjen e kamerave të sigurisë në akset kryesore.

Bashkia e ka planifikuar të ndarë në dy lote këtë investim, ku loti i parë për vendosjen e kamerave të sigurisë në hapësirat publike kap vlerën 20 milionë lekë të reja, ndërsa loti i dytë 15 milionë lekë të reja. Investimi për lotin e dytë pritet të realizohet në vitin 2023.

M.B.