DJ suedez Avicii vrau veten më 20 prill 2018, duke lënë pas një hidhërim të madh për njerëzit e afërt dhe fansat.

Regjistrimet e tij të fundit në ditar, të shkruara para vetëvrasjes së tij, do të botohen në librin e ardhshëm të Måns Mosesson, “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii-t”. Libri do të publikohet më 18 janar dhe do të detajojë shëndetin mendor të tij dhe problemet e abuzimit me substancat.

Avicii, emri i të cilit ishte Tim Bergling, vdiq në Muscat, Oman, kur ishte 28 vjeç. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasjen.

Autori zhvilloi biseda me prindërit e tij, Anki dhe Klas Bergling, si dhe me familjen, miqtë dhe kolegët për jetën dhe karrierën e tij. Regjistrimet janë nga rehabilitimi i tij dhe qëndrimet në spital për abuzim me drogën dhe alkoolin.

“E kisha të vështirë të pranoja të mos pija më kurrë, megjithëse m’u sugjerua fuqishëm nga të gjithë mjekët që të prisja të paktën një vit para se të pija një birrë.” shkroi këngëtari në ditarin e tij. “Sigurisht, nuk dëgjova shumicën e mjekëve, dëgjova ata që thanë se ishte mirë nëse do të isha i kujdesshëm. Unë isha injorant dhe naiv dhe bëja një xhiro nëpër botë, ende në një turne të pafund – sepse pasi ta keni bërë një herë, merreni me mend çfarë? Ju filloni përsëri nga e para. Ato ditë në spital ishin ditët më pa ankth dhe pa stres që mund të kujtoj 6 vitet e fundit, ato ishin pushimet e mia të vërteta, sado dëshpëruese që mund të duken.”

Vetëm një ditë para vdekjes së tij, një i njohur i Avicii-t, që e kishte takuar në në Oman, kontaktoi babanë e DJ-t sepse ishte i shqetësuar për meditimet e tij. Miku i shpjegoi të atit se ai nuk po hante apo fliste. Ky person më vonë thirri babanë e Aviciit për ta informuar për vetëvrasjen e djalit të tij.

Mesazhi i fundit në ditarin e Avicii-t ishte:

“Derdhja e shpirtit është lidhja e fundit, përpara se të rifillojë!”