Ditët e fundit është vënë re një krisje në marrëdhënien e Donaldit dhe Beatrixës.

Një ambient luksoz i është shtuar shtëpisë së Big Brother dhe ata nuk e kanë shijuar ende. Ndonëse banorët insistojnë që të shkojnë, të dy refuzojnë që të kalojnë disa çaste vetëm me njëri-tjetrin.

Natën e parë hyri Monika me Arjolën ndërsa mbrëmë ishin Iliri me Meridianin. Në një bisedë me Arjolën e Monikën, Beniada po i thoshte se e mira është që sonte të hynin Donaldi me Beatrix, por ata bëjnë naze.

Beniada: Thamë ta bëjë Trixa me Donaldin se është më shumë për çifte. Unë e Sara shkojmë se kemi problem. Ata kanë gjetur njëri-tjetrin dhe bëjnë tërrci vërrci, jo kështu, jo ashtu. Ec o djalë hyr brenda mos bëj naze.

Monika: Ashtu jam, e mendimit me ty.

Beniada: Njëherë po, njëherë jo.

Monika: Na e bënë trurin dhallë.

Beniada: A kapeni për dore, a rrini bashkë, futuni aty.